Valter Zenga është drejt rikthimit në Rumani. Trajneri italian është pranë akordit me klubin e Voluntarit. Menaxheri i klubit, Jan Andon, një nga mbrojtësit e famshëm rumun të viteve 90-të, ka kontaktuar me Zengën. Ky i fundit është shprehur i gatshëm t’i japë një dorë klubit që ka marrë vetëm një pikë në pesë ndeshjet e para dhe mbyll tabelën e klasifikimit.
Zenga vjen nga një eksperiencë e hidhur me Krotonen, të cilën nuk arriti ta ndihmonte për të qëndruar në Serinë A. 58-vjeçari është gati për të nisur aventurën e katërt në Rumani, ndërsa më parë ka drejtuar FC Nationa, Steauan dhe Dinamon e Bukureshtit.
Ish-portieri i kombëtares italiane ka një lidhje të veçantë me këtë vend. Nusja e tij është nga Rumania dhe Zenga është gati për të ndihmuar Voluntarin për të qëndruar në elitë.