Ze Maria sheh derbin nga Air Albania dhe flirton me stolin e Partizanit: Nuk ka ndonjë problem, Shehi luajti me Partizanin dhe drejton Tiranën

Ze Maria ishte i pranishëm në “Air Albania” atje ku ka ndjekur nga afër përballjen mes Tiranës dhe Partizanit. Por përse vjen kjo prani e këtij trajneri në një situatë të tillë? Vetë Ze Maria ka lënë gjithçka të hapur, teksa i ftuar në “Rubrika Sportive” do të shprehej se nuk ka asnjë problem për të që të drejtojë Partizanin, nisur nga fakti se ka qenë në krye të Tiranës më herët.

“Derbi? Tirana krijoi pak më shumë në minutat e para e më pas u tërhoq. Partizani nuk arriti ta shfrytëzonte, duhet të lëvizte pak më shpejt. Të kuqtë nuk duhet të krijojnë alibi. Duhet të punojnë për të mos përsëritur gabimet. Nëse do të vazhdohet të kërkohen justifikime, do të ketë gjithmonë vështirësi. Ata nuk lozën mirë, i lanë shumë hapësira Tiranës. Mendoj se një ndeshje derbi karikohet vetvetiu. Trajnerit i duhet të ulë këtë karikim, që lojtarët të arsyetojnë si profesionistë.

Jam ndjerë shumë mirë në Shqipëri, Tirana më pëlqen shumë, nuk i dihet kurrë. Ndoshta mund të ketë një rikthim. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, jam duke diskutuar me disa klube në Europë, ndoshta dhe në Shqipëri. Unë, trajner i Partizanit? Nuk shikoj ndonjë problem. Edhe Shehi ka luajtur me Partizanin e tani drejton Tiranën”, tha Ze Maria. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online