“Arbitri ishte skandaloz”! Olsi Rama mendon largimin nga posti pas derbit: Nuk flitet për futboll kur anon nga njëri ekip…

Olsi Rama ka folur menjëherë pas derbit që u zhvillua mes Tiranës dhe Partizanit. Drejtori sportiv i të kuqëve është shprehur për mediat se arbitri ka vendosur ndeshjen jo vetëm duke marrë pjesën e penalltisë, por edhe tendencën e tij në dhënien e faulleve në favor të Tiranës dhe kundër Partizanit. Rama ka thënë se do të mendojë seriozisht për largimin nga posti.

“Arbitri ishte skandaloz. Ky ishte një arbitër që edhe në sezonin e shkuar ka marrë vendime kundër nesh. Nuk kemi dashur kurrë që të na gjykojë, kanë qenë raste flagrante që te Tirana i toleronte dhe ne na ndëshkonte. Vendimet e tij na kanë penalizuar së tepërmi dhe ndikoi në performancën e ndeshjes.

Përse erdhi vonë gjuajtja e parë në portë”? Nuk mund të flasim për futboll kur arbitri anon nga njëri krahë. Kishte gjithmonë tendencë pozitive për të dhënë faull në drejtim të Tiranës. Po harxhoj kohë, po jap mendimet e mia dhe tani kam dilema nëse duhet të vazhdoj më në këtë punë. Imagjinoni si mund të ndihet Demi që po investon paratë e tij”, tha Rama. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online