Trajneri i Tiranës, Ze Maria, ka folur për RTSH Sport pas fitores 1-0 ndaj Ilirisë, duke komentuar shkurt fitoren jo të lehtë ndaj rivalit nga Fushë-Kruja.
“Fitore e rëndësishme, ndeshja e parë, sidomos në shtëpi, ndaj duhej fituar patjetër. Ishte e vështirë, edhe për faktin se Ilirinë nuk e njihja dhe nuk e dija çfarë na priste”.
A është Tirana ajo që dëshironte Ze Maria, me 1000 km/orë? “Jo, nuk është ende Tirana që dua, të gjitha skuadrat do të luajnë shumë fort nsaj nesh dhe duhet të bëjmë shumë më tepër se kaq”.
Nuk mund të mos preket çështja Doka, me Ze Marinë që zbulon pse talenti nuk ishte fare sot: “Mungesa e Dokës? Ai duhet të mësojë çfarë është disiplina dhe ajo është shumë e rëndësishme për mua. Vendimi që Doka të mos luante u mor në unanimitet me klubin”.
Katastrofe loja dhe ekipi. Po vazhduat keshtu nuk keni shans per superioren