Mikpritje e shkëlqyer, Flamurtari si në shtëpi në Ballsh

Vite më parë kanë pasur probleme dhe përballjet direkte shpesh ktheheshin në beteja, ndërkohë që rënia e Bylisit nga kategoria para dy sezonesh erdhi në një finale të vërtetë pikërisht kundër Flamurtarit. Megjithatë, tashmë marrëdhëniet mes dy klubeve dhe qyteteve janë të shkëlqyera.

Sot Flamurtari priti Lushnjën në Ballsh dhe mikpritja ballshiote ishte shembullore. Sport Ekspres mëson se klubi vlonjat ka luajtur falas në Ballsh, me presidentin e Bylisit Besnik Kapllanaj që ka hapur dyert e stadiumit jo vetëm për skuadrën, por edhe për tifozerinë e pranishme në stadium.

Që ditën e djeshme drejtuesit vlonjatë udhëtuan për në Ballsh për të koordinuar punët dhe kushtet në stadium ishin perfekte, aq sa për kuqezinjtë u ofrua edhe hotel, edhe pse Flamurtari zgjodhi të udhëtonte sot drejt Ballshit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online