Ze Maria “ngrin” Skënderbeun: Doka qëndron!

“Ishte një ndeshje e mirë për ne, sepse skuadra luajti shumë mirë. Kemi luajtur ashtu si ne stërvitemi çdo ditë. Luajtëm shpejt, me dy takime dhe krijuam raste. Të fitosh një ndeshje si kjo ndaj kampionëve, është një fillim shumë i mirë sezoni. Kemi kohë për të punuar dhe përgatitur kupën e Shqipërisë, javën tjetër dhe më pas për kampionatit”. Ze Maria ka folur për RTSH menjëherë pas trofeut të ngritur.. A ndjen keqardhje që është pjesë e Kategorisë së Parë dhe jo në Superligë: “Ky është ekipi im dhe jam i kënaqur. Do të rritemi hap pas hapi. Por, do të jetë e vështirë, pasi të gjithë do të duan të na mundin, por edhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë”. Merkato dhe çështja “Doka”: “Doka do të qëndrojë me ne të paktën deri në janar. Javën tjetër do të vijë një mesfushor”. Sakaq, problemi i sulmit dhe njeriut gol vazhdon të ekzistojë. Ka ndonjë kurë Ze Maria? “Nuk flas dot për sezonin tjetër, por tani që po stërvitemi. Ju e patë që ekipi krijoi shumë raste. Duhet të punojmë shumë dhe të përpiqemi për më shumë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online