Ze Maria jep “OK” për Grecën dhe Çelhakën

Alket Çelhaka dhe Bedri Greca do të firmosin kontratat me Tiranën. Trajneri i bardhebluve, Ze Maria ka vendosur që të afrojë në ekip futbollistët, pas një jave testesh në grup, të Bedri Grecës dhe Alked Çelhakës, që këto ditë do të firmosin edhe kontratat respektive. Si Greca, ashtu edhe Celhaka janë dy lojtarë të njohur në kampionatin tonë dhe vinë nga Superiorja.

Greca ishte një nga protagonistët kryesorë të skuadrës së Tërbunit para dy sezonesh në ngjitjen e pukianëve në Superiore. Çelhaka prej dy vitesh ka qenë një nga futbollistët titullarë të organikës kurbinase. Të dy lojtarë të krahut të majtë, ata do të stërviten për disa ditë tek ekipi bardheblu. Në fund trajneri do të vendosë për afrimet e tyre apo jo. Sezonin qe u mbyll 26 vjeçari Greca luajti 17 ndeshje me Kukësin dhe shënoi 1 gol. Alked Çelhaka sezonin e shkuar ishte pjesë e Laçit, por para ca ditësh ka marrë lejekalimin, pasi ka rënë dakord me drejtuesit për të ndërprerë bashkëpunimin. Vjet ai luajti me bardhezinjtë 24 ndeshje, 13 prej tyre titullar, duke shënuar edhe një gol me vlerën e tre pikëve ndaj Korabit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online