Gjokeja e mbyll me Kastriotin, kalon tek Iliria

0

Që prej nisjes së përgatitjeve, Iliria duket se ka bërë goditjen më të madhe të kësaj merkatoje që mban emrin Sajmir Gjokeja. Drejtuesit dhe futbollisti në fjalë kanë rënë dakord parimisht dhe në ditët në vijim pritet  që palët të zyrtarizojnë edhe këtë marrëveshje, duke hedhur firmën në kontratë. Gjokeja është një futbollist i njohur në kategorinë e parë, i cili më parë ka veshur fanellat e Kamzës, Dinamos, Besëlidhjes e disa skuadrave të tjera të kësaj kategorie.

Sezonin e fundit mesfushori, i cili ka provuar edhe rolin e mbrojtësit të majtë, ishte pjesë e Kastriotit, dhe duket se ka dashur që të ndërrojë ambient, pasi krutanët janë shprehur publikisht se e presin futbollistin deri në ditën e fundit. Megjithatë, që prej së hënës, Gjokeja stërvitet te Iliria, dhe si duket i ka dhënë fund aventurës me krutanët. Sakaq, ditën e djeshme disa nga futbollistët e afruar gjatë ditëve të fundit, por edhe lojtarë që do qëndrojnë nga sezoni i shkuar kanë firmosur kontratat për sezonin e ri.

MIQËSORJA

Ditën e sotme Iliria do të përballet me ekipin e Burrelit, në një miqësore që do të zhvillohet në “Redi Maloku” duke filluar nga ora 17:00.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.