Ze Maria: Ishte tepër e vështirë, tani të mendojmë për kampionatin

Trajneri i Tiranës, Ze Maria, e ka marrë me qetësi humbjen e thellë kundëer Makabit, duke e pranuar se ishte tepër e vështirë.

“Luanim kundër një rivali shumë cilësor, që na mundi në ndeshjen e vajtjes dhe ishte i qetë. Nuk ishte e lehtë, u bë shumë e vështirë pas kartonit të kuq dhe ata e patën shumë të lehtë të na godisnin. Duhej më shumë qarkullim topi, por skuadra e ndjeu lodhjen, ndërsa Makabi e qarkullonte shumë shpejt topin”, deklaroi Ze Maria për RTSH.

“Skuadra është e re, ka nevojë për kohë dhe shumë punë. Është një skuadër me potencial dhe me cilësi, por që ka nevojë të rritet, duhet kohë. Synimi kryesor është të fitojmë kampionatin dhe të kthehemi në Superiore, pasi në Europa League edhe shorti ishte tepër i vështirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online