Ze Maria duhet të ndryshojë sërish, rikthim i rëndësishëm

Tirana mori një pikë kundër Skënderbeut dhe mund të kishte dalë nga Korça me pikë të plota, por në fund Oto Xhon realizoi dhe bëri që skuadrat të ndanin nga një pikë. Për bardheblutë tashmë fokusi është te derbi.

Sigurisht që motivimi është maksimal para këtij takimi. Do të jetë një ndeshje e vështirë, ndaj një ekipi që ka moralin e lartë pas fitores së fundit me Flamurtarit. Tiranës i duhet për shumë arsye fitorja.

Kryesorja ka vlera të shumëfishta kur merret në derbi, tifozët e duan se s’bën dhe nuk mund të presin më. Prej vitesh nuk e mundin dot Partizanin, ndaj edhe e sigurt që në fushë do të ketë luftë të fortë sportive.

NDRYSHIMI – Për ndeshjen me të kuqtë trajneri Ze Maria do të ketë të gatshëm edhe Erjon Hoxhallarin. Lojtari i linjës së majtë e ka shlyer dënimin prej kartonit të kuq të marrë me Luftëtarin dhe tanimë do të jetë gati.

Brazilianit të bardhebluve i duhet të vendosë për qendrën e prapavijës. Hoxhallari do të marrë vendin e tij, ndërkohë që Turtulli dhe Doka e kanë të sigurt vendin në formacion. Berisha e nisi nga minuta e parë në Korçë.

Ai pësoi një dëmtim në pjesën e dytë dhe gjendja e tij duhet parë. Opsion për qendrën janë edhe Eni Imami, Atinga dhe Cake. Gjetja e pacientit të Turtullit është synimi kryesor i trajnerit të Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *