Ze Maria: Dashuria e tifozëve dhe urrejtja e kundërshtarëve na bën më të fortë

 

 

Trajneri i Tiranës Ze Maria ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp. Para ndeshjes me Bylisin, tekniku brazilian i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, telsa e ka vlerësuar kundërshtarin, por njëkohësish pret që pas kësaj ndeshje diferenca me kundërshtarët të jetë akoma më e madhe.

“Jemi përpara një ndeshje të vështirë. Unë këtë e them përballë çdo kundërshtari pasi të gjithë ekipet me të cilat përballemi duhen përgatitur me mobilizim maksimal. Bylis është një skuadër më e fortë se të tjerat duke qenë se ka fituar tre ndeshje, barazuar tre dhe nuk ka humbur ende asnjë. Na duhet të gjejmë dhe shfrytëzojmë pikat e tyre të dobta. Kemi bërë mirë deri tani dhe kemi mundësinë të thellojmë diferencën me pikë dhe forcojmë pozitat në vendin e parë. Skuadra ka nevoje të përmirësohet akoma. Ndryshe nga katër muaj më parë, tani shoh që futbollistët sakrifikojnë për njëri-tjetrin dhe japin shumë më tepër në fushë.
Gjatë këtyre muajve në Shqipëri kam mësuar se Tiranën sa e duan aq dhe e urrejnë. E duan tifozët dhe e urrejnë kundërshtarët. Kjo na bën mirë pasi na motivon dhe na jep më tepër deshirë për të fituar kudo dhe me këdo luajmë.
Kupa dhe Vllaznia?! Është herët për të folur për këtë ndeshje që do ta luajmë në fund të muajit. Na duhet të fitojmë tre ndeshjet e rradhës dhe t’imarrim shkallët një e nga një. Une e di që të gjithë janë kuriozë për të parë forcën e Tiranës përballë skuadrave të Superiores. Kemi kohë për të folur për atë ndeshje. Fillimisht duhet të fitojmë përballë Bylis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online