Aleksi: Për Luftëtarin tani nis kampionati

Mesfushori kthehet nga skualifikimi dhe thekson se skuadra është gati për fitoren e parë në shtëpi, që do të kishte vlera të dyfishta

Gëzim Beqiri

Nën drejtimin e trajnerëve Lika dhe Koltsidas, Luftëtari ka zhvilluar dje stërvitjen e radhës në fushën e stadiumit, ku do ta kryejnë edhe sot në mesditë, me qëllim që t’i përshtatet terrenit për ndeshjen e nesërme ndaj Lushnjës. Stafi teknik po i kushton vëmendje maksimale këtij takimi vendimtar, sepse i duhet vetëm fitorja, për të shpresuar më tej marrjen e pikëve edhe ndaj Teutës dhe Laçit, që i pret gjithashtu në Gjirokastër. Nëse këto tri javë shkojnë mirë, gjirokastritët forcojnë pozitat në klasifikim. Trajneri Hasan Lika pret të arrijë fitoren e parë me Luftëtarin dhe përveç një përgatitjeje intensive në aspektin taktik apo fizik, ka pasur shumë bashkëbisedime me futbollistët para dhe pas çdo stërvitjeje. Ai ka zhvilluar edhe një analizë për më shumë se një orë në ambientet e stadiumit.
ALEKSI – Ndaj Lushnjës nuk ka asnjë mungesë nga futbollistët gjirokastritë. Rikthehen Bruno Toledo nga dëmtimi që pësoi në takimin me Kukësin, dhe Albano Aleksi i penalizuar me kartonë të verdhë. Ky i fundit për ”Sport Ekspres” është shprehur: ”Kam shumë besim se përveç lojës së bukur që do të zhvillojmë, do ta mbyllim ndeshjen e radhës me fitore. Pas një loje të mirë vjen edhe goli, që duhet pranuar se na ka munguar në këtë kampionat. Nuk e kanë fajin vetëm “shtyllat”. Kemi gabuar edhe ne. E kam besimin te fitorja, sepse kemi ndryshuar shumë në stërvitje dhe me ardhjen në drejtim të trajnerit Lika ajo është zhvilluar shumë aktive. Të gjithë shokët e skuadrës veprojnë me shumë dëshirë në stërvitje. Jemi tepër të mobilizuar dhe na duket se për Luftëtarin tani po fillon kampionati. Fitorja me Lushnjën na kthen jo vetëm besimin e munguar, por na rrit moralin për takimet e tjera. Ndaj Lushnjës do të kërkojmë ta zhbllokojmë sa më shpejt rezultatin, që kundërshtari të mos fitojë kohë apo të luajë me shumë forca në mbrojtje. Fitorja ka vlerë të dyfishtë, kur luajnë dy ekipe që kanë të njëjtin objektiv, si ne edhe Lushnja, qëndrimin në Superligë. U bëj thirrje sportdashësve të na mbështesin dhe jo vetëm në këtë takim, sepse ne futbollistët ia dimë vlerën “lojtarit të 12-të”. Nuk do të mbeten të zhgënjyer nga loja dhe nga rezultati”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online