Zbuloni se çfarë e pret Partizanin në Play Off të Conference League nëse kalon Valmerian, ja ekipet që mund të jenë rivali i kuqve dhe që do e ndanin nga faza e grupeve

Nga Klaudio Ndreca

Partizani arriti që të kalonte më tej në turin e tretë të Conference League. Të kuqtë kanë bërë detyrën duke fituar pastër me shifrat 4-1 ndaj Atletic Escaldes, një rival dukshëm shumë më modest se kampionët e Shqipërisë.

Në turin e tretë, Partizanin e pret Valmeria. Ky kundërshtar është shumë më serioz se Escaldes dhe në “Transfermarkt”, vlera e lojtarëve të këtij ekipi është thuajse sa ajo e Partizanit. Por duke parë fazën ku jemi, Valmeria është padyshim rivali më i dëshiruar në këtë moment.

Në sezonin e shkuar, ky ekip është eliminuar nga ana e Shkëndijës që e ka mundur në të dyja ndeshjet, 3-1 në shtëpi dhe 1-2 në transfertë. Po nëse Partizani kalon edhe Valmerian, çfarë e pret më vonë?

Për të gjithë ata që janë të paduruar, “Sport Ekspres”, ju jep një ide për rivalët e mundshëm të Partizanit në Play Off të Conference League, ndeshjen e fundit që do e ndante nga faza e grupeve nëse kalon Valmerian.

Skema është e qartë, Partizani, Ballkani dhe Struga, nëse kalojnë në Play Off të Conference League, do të jenë në vazon e jo favoritëve dhe do të ndeshen vetëm me skuadrat që kanë ardhur nga rruga e Champions League, pra në të shumtën e rasteve që janë kampione në kampionatet e tyre.

Për të qenë më të qartë, tre ekipet shqiptare do të kenë 5 rivalë të mundshëm që janë humbësit e fazës së 3 në Europa League. Ndërkohë shorti për të njohur ekipin kundërshtar në këtë fazë do të hidhet në datën 7 gusht.

Tani le të vazhdojmë me skemën sesi do të përzgjidhet rivali. Sot në Champions League do të luajnë disa ekipe, por ajo që i intereson tifozëve të Partizanit janë këto skuadra. Humbësi i Zalgiris-Galatasarai do të ndeshet me humbësin e Klaksvik-Hacken në turin e tretë të Europa League.

Duke marrë një shembull që Zalgiris dhe Klaksvik do të eliminohen në mbrëmjen e sotme, këto ekipe do të ndeshen me njëra-tjetrën në turin e tretë të Europa League. Më pas humbësi i këtij çifti, do të shkojë si një nga pesë rivalët e mundshëm të Partizanit.

Sipas të gjitha gjasave do të jetë Klasvik i Ishujve Faroe rivali i parë i mundshëm i Partizanit. Për të vazhduar më tej, humbësi i Rakow-Qarabag do të përballet me humbësin e Helsink-Molde në fazën e tretë të Europa League. Humbësi i këtij çifti do të jetë një nga pesë rivalët e mundshëm të Partizanit, sipas gjasave Molde e Norvegjisë.

Nga krahu tjetër, Zrinjski Mostar i Bosnje Hercegovinës pret në turin e tretë të Europa League humbësin e çiftit Breiablik-Copenhagen, me shumë gjasa do të jetë Breiablik. Më pas humbësi i Zrinjski-Breiablik, dy rivalë mëse të kalueshëm, do të jenë rivali i 3 i mundshëm për Partizanin.

3 ekipe shumë të lehta në fillim, por 2 të tjerët do të jenë ferri në short. Humbësi i Sherif Tiraspol-Maccabi Haifa do të përballet kundër Bate Borisov në turin e tretë të Europa League. Më pas humbësi i një çifti të supozuar mes Maccabi Haifa dhe Bate Borisov, do të jetë rivali i 4 i mundshëm i Partizanit. Pra me shumë gjasa mund të kemi sërish një përballje mes Bate Borisov dhe Partizanit pasi bjellorusët janë dukshëm nën nivelin e Maccabi Haifa apo Sherif Tiraspol.

Dhe rivali më i padëshiruar mbetet në fund. Humbësi i Dinamo Zagreb-Astana do të përballet me Ludogorestin në turin e tretë të Europa League. Më pas humbësi i këtij çifti, do të jetë rivali i 5 i mundshëm i Partizanit. Por të tre këta rivalë, Dinamo Zagreb, Astana dhe Ludogorest janë kundërshtarë të padëshirueshëm për Partizanin.

Një prej këtyre pesë rivalëve do të jenë kundërshtarët e fundit që do e ndanin Partizanin nga grupet e Conference League, ku vetëm rasti i fundit do të ishte “ferri” dhe një përballje e mundshme me Bate Borisov, ndërsa me pak fat në short, tre variantet e tjera janë mëse të kalueshme. E gjithë kjo skemë është e njëjta edhe për Ballkanin apo Strugën nëse kalojnë më tej. E gjitha kjo është një skemë paksa e vështirë për t’u kuptuar, por pas mbrëmjes së sotme do të jetë gjithçka më e qartë për t’u shpjeguar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online