Beshiktashi vjen me mbrojtësin e Leicester në “Air Albania”, merret edhe vendimi për Ante Rebiç kundër Tiranës

Beshiktashi është përforcuar së tepërmi në merkaton e verës. Ekipi turk ka firmosur së fundmi me Ante Rebic, lojtarin që ishte pjesë e Milanit. Por për shkak të firmës së vonës dhe faktit se ka vetëm dy stërvitje me ekipin, u vendos që Rebic të mos udhëtojë me Beshiktashin për të qenë i gatshëm kundër Tiranës.

Megjithatë në listën e ekipit është përfshirë Daniel Amartey. Ky mbrojtës është një siguri e shtuar për Beshiktashin, teksa së fundmi ka qenë pjesë e Leicester në Premier League. Futbollisti 28-vjeçar pritet që të debutojë kundër Tiranës. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online