Mesfushori Suad Sahiti është i përzgjedhuri i Skënderbeut për të pasuar Liridon Latifin, i cili pas ndeshjes kundër Dinamos së Zagrebit, të enjten e ardhshme, do të niset për në Hungari.
“Sport Ekspres” mëson se Skënderbeu ka arritur marrëveshjen me Rabotniçkin maqedonas, duke e bindur të lëshojë mesfushorin e talentuar, që sapo kishte nisur vitin e fundit të kontratës.
Për 22-vjeçarin Skënderbeu do t’i japë Rabotniçkit dy lojtarë në huazim: brazilianin Serzhinjo, i cili në pjesën e dytë të sezonit të shkuar luajti me Laçin, si dhe sulmuesin nigerian Xhofri Çinedu Çarls (17 ndeshje e 1 gol), i cili prej shkurtit u huazua te Besa e Kavajës (7 ndeshje e 1 gol).