Zbulohet edhe emri i ekipit, Rubin Kazan refuzoi ofertën e 7 milionë eurove për transferimin e Mirlind Dakut

Në merkaton e dimrit, Spartaku i Moskës i ka bërë një ofertë zyrtare Rubin Kazan për Mirlind Dakun. Mediat në Rusi kanë zbuluar se 7 milionë euro i ishin ofruar skuadrës ku ndodhet sulmuesi i Shqipërisë.

Megjithatë Rubin Kazan e ka refuzuar ofertën pasi e donte Dakun në skuadër. Te ky ekip besojnë se vler e kartonit të Mirlindit do të rritet akoma më tepër në merkaton e verës për shkakun e Europianit të Gjermanisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/