VIDEO/ A e lanë vetë lojtarët apo janë kaq në nivel të ulët? Gola të çuditshëm, Feynord-Ajax përfundon 6-0

Një fitore historike ka ardhur për Feynordin që ka mposhtur një rival si Ajax në shifrat 6-0. Sigurisht që shifra të tilla bëjnë përshtypje, por ajo që të tërheq më shumë vëmendje është mënyra e realizimit.

Në golin e 6 të Feynordit, ishte një grup i madh i futbollistëve të Ajax që nuk arriti dot që t’i hiqte topin nga këmba një prej lojtarëve vendas. Gjithashtu edhe në golin e pestë ishte një grumbull prej 5 lojtarëve të Ajax që qëndronin afër njëri-tjetrit për të mbuluar një lojtar kundërshtar, i cili në fund realizoi gol. Duhet parë me shumë kujdes fanella për të kuptuar se bëhet fjalë për Ajax, pasi një sjellje e tillë e lojtarëve i përket kategorive më të ulëta. /Sport Ekspres/