“Nuk e heq topin nga këmbët”! Ish-lojtari i Lokomotivës së Moskës ka fjalët më të mira për Mario Mitajn: Ky djalë nuk ka frikë të luajë futboll

Vlerësime të mëdha po vijnë për Mario Mitajn jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Rusia. Së fundmi është ish-lojtari i Lokomotivës së Moskës, Sergei Gurenko, që ka vlerësuar figurën e mbrojtësit të Shqipërisë.

“Mua më pëlqen shumë Mitaj, ai nuk ka frikë që të luajë futboll. Ka një këmbë të mirë të majtë, mund të luajë në disa pozicione, është një lojtar i ri dhe ka shumë hapësirë për t’u rritur. Ka një cilësi të tillë që nuk e heq topin nga këmbët, vepron me qetësi, ka goditje të mirë, e njeh pasimin, ndërhyn mirë dhe mund të kalojë lojtarët kundërshtar. Sigurisht që ka ende për t’u përmirësuar”, tha Gurenko. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/