Zbulohet arbitri i ndeshjes “finale” mes Partizanit dhe Vllaznisë! E donte Rama, por i sjellë kujtime të hidhura Ilir Dajës

Partizani-Vllaznia është ndeshja më e rëndësishme e kësaj javë të Superiores, mes dy ekipeve që pretendojnë titullin kampion. E gjithë vëmendja është e kthyer te ky takim, por pa harruar edhe përballjen mes Laçit dhe Teutës nga krahu tjetër. Sa i përket arbitrit që do të gjykojë ndeshjen mes Partizanit dhe Vllaznisë, bëhet fjalë për Enea Jorgjin. Olsi Rama e kërkonte me ngulm edhe në përballjen kundër Teutës që të vinte një arbitër që e kishte stemën e FIFA-s.

Dëshira është e plotësuar, por nga krahu tjetër nuk ngjallen kujtime shumë të bukura për Ilir Dajën. Enea Jorgji do të ishte arbitri i një tjetër ndeshje finale disa vite me parë mes Skënderbeut dhe Kukësit, atje ku kulmoi me grisjen e kartonit nga ana e Hamdi Salihit dhe ku verilindorët u shpallën kampion. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online