Zbulimi i Igli Tares gati të sjellë shifra rekord për Lacion, Mançester Junajtid, Juventusi dhe PSG-ja fillojnë ankandin

Sergei Milinkoviç-Saviç është padyshim basti më i madh i fituar nga Igli Tare. Drejtori sportiv shqiptar e solli në kryeqytetin italian nga radhët e Genkut për një shifër të ulët, ndërsa sot vlerat e kartonit të tij ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme. Lacio ka hapur ankandin për shërbimet e lojtarit serb dhe sigurisht që ofertat nuk mungojnë.

Juventusi ka shprehur interesin e tij për Milinkoviç-Saviçin, ndërsa PSG ishte klubi që në shtator ofroi 65 milionë euro për të. Ndërkohë “Il Messaggero” raporton se tashmë menaxheri i 27-vjeçarit ka mbërritur në Romë me një ofertë prej afro 80 milionë eurosh nga ana e Mançester Junajtidit. Situata duket e kënaqshme për Lotiton dhe Taren, të cilët kanë vendosur si objektiv shifrën e 100 milionëve për shërbimet e lojtarit serb./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online