Zbulim te Kukësi, por Ethemi nuk “shihet” nga Shqipëria U-21!

Kristian Panuçi ka vendosur që kampionati i Superligës të mos jetë në një fokus të veçantë, por siç duket, edhe nga Alban Bushi, nuk është se po ndiqet me shumë interes. Fakti konfirmohet nga një mungesë në listën e U-21, për sfidën ndaj Irlandës së Veriut.

Një emër interesant që ka shkëlqyer në këto javë kampionati është ai i talentit 20-vjeçar të Kukësit, shqiptaro-maqedonasit, Valon Ethemi, i cili nuk është marrë në konsideratë. Ai ka zbritur në fushë në shtatë raste, duke shënuar edhe një gol, në suksesin 4-2 përballë Teutës, ndaj për moshën që ka është ndoshta lojtari i ri më i aktivizuar në Superiore.

Kampionët e Shqipërisë, madje, kur e morën në provë nga skuadra e Mamurrasit, ku ai sezonin e shkuar luajti 22 ndeshje duke shënuar edhe 4 gola, nuk e prisnin që djaloshi do të shkëlqente deri në atë pikë sa të bëhej titullar. Madje, nga lojtarët në provë, ishte i vetmi që bindi drejtuesit dhe stafin teknik dhe nuk u trumbetua si përforcim nga klubi, duke e bashkuar pa zhurmë me ekipin.

Tani, pas dy muajsh kampionat, Ethemi ka statistika impresionuese: 8 ndeshje të luajtura në kampionat, titullar në 5 ndeshjet e fundit, ku Kukësi nuk ka pësuar humbje dhe ka shënuar gjithnjë. Mesfushori ka luajtur mjaft mirë dhe ka shënuar, përveçse ka vrapuar pa fund, duke qenë shumë aktiv, si në fazë mbrojtëse, ashtu edhe në atë sulmuese.

Me siguri do të kujtohemi kur ta grumbullojë Maqedonia U-21, edhe pse Ethemi zor se do të pranojë, por një shans i duhet dhënë, qoftë edhe për ta pasur në fokus për të ardhmen, sepse nuk i dihet, nga “ferra e vogël del lepuri i madh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online