Zbor te Kamza, Gjoka përgatit skuadrën për “beteja”

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Humbja e fundit e Kamzës me Kastriotin i ka lëkundur edhe më shumë pozitat e skuadrës periferike të kryeqytetit. Të renditur në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit, janë skuadra e dytë më e rrezikuar për të lënë Superioren.

Drejtuesit besojnë se mund të shpëtojnë dhe për këtë kanë zgjedhur të emërojnë si trajneri Ernest Gjokën. Ky i fundit ka nisur nga puna dhe gjatë këtyre ditëve e ka vënë theksin te përgatitja e skuadrës në aspektin fizik.

Vetë klubi ka postuar një video gjatë një prej sprinteve të aplikuara gjatë seancës së fundit stërvitore. I gjithë fokusi është te ndeshja e radhës me Kukësin, por edhe te ndeshjet e tjera.

Deri në fund për Kamzën do të ketë vetëm “beteja” dhe Gjoka duhet të ketë në dispozicion një ekip në formë të mirë dhe që të vrapojë shumë. Kampionati është i ashpër dhe për të realizuar objektivin do të jetë një sfidë mjaft e vështirë për Kamzën.

https://www.facebook.com/KamzaOfficalPage/videos/612736295808655/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *