Zbardhet Seria A 2018-2019, Strakosha përballë Hysajt; CR7 e nis në qytetin e Romeo dhe Zhuljetës!

Eshtë  hedhur shorti për kalendarin e kampionatit Italian të futbollit, Seria A 2018-2019 dhe java e parë do të startojë më 19 gusht, teksa bie në sy debutimi i Kristiano Ronaldos në qytetin e Romeo dhe Zhuljetës, pra në “Bentegodi” të Veronës, ndaj Kievos.

Sakaq, Milani do ta nisë në shtëpi, ndaj Xhenoas, kurse Interi në fushën e Sasuolos, skuadër që vjet për pak sa nuk i hoqi Champions League, pasi e mundi në “San Siro”. Do të jetë një sfidë edhe si ish për Matia Politanon.

Ndërkohë, Roma do të ketë të bëjë me Torinon, kurse supersfida është Lacio-Napoli, pra Strakosha përballë Hysajt.

Sakaq, java e dytë sjell duele edhe më të bukura, ku Strakosha dhe Lacio do të jenë në provën CR7, pra ndaj Juventusit, ne Torino, teksa Milani do të përballet me Napolin e ish-it Ançeloti në “San Paolo”. Interi do të presë Torinon, ndërsa Roma përballë Atalantës. Për Milanin, sigurisht, malore ky kalendar.

Derbi i Milanos do të zhvillohet në javën e 9-të, në tetor, teksa Juventus-Milan java e 12-të, në nëntor. Ndërsa, derbi i Italisë, Juventus-Inter, në dhjetor.

Ndiqeni direkt te Sky Sport

 

Ja si ndjek kalendari pas JAVES 1 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online