Befasi te Juventusi, Marota i mbyll dyert Bonuçit!

Bonuçi do të donte të kthehej te Juventusi, sipas edhe asaj që ka thënë Leonardo gjatë prezantimit si drejtor i përgjithshëm i sektorit teknik të Milanit, por Bepe Marota, administratori i deleguar bardhezi, pasi një natë më parë tha se “do të shohim”, sot duket se ka prerë shkurt, ndoshta edhe si strategji.

“E vërtetë që ai ka shprehur dëshirën që të kthehet, por në këtë moment kemi organikën e kompletuar, sidomos në mbrojtje”.

“Gjithçka lindi nga fakti që, për një çështje kordialiteti, jemi ballafaquar dhe kemi biseduar me Leonardon, duke shkëmbyer edhe opinione e përshytpje mbi futbollin që ka rigjetur”, tha për “Sky” Marota. “Ai na ka rrëfyer dëshirën e Bonuçit, që ka vlerësim dhe respekt për Juventusin. Por, u ndaluam aty, te vullneti i tij për t’u ribashkuar me skuadrën që ka qenë e tija për shumë vite. Raporti me Bonuçin është i jashtëzakonshëm, por Juventusi sot është shumë në rregull”.

Sakaq, mbi Higuainin: “Për ne është futbollist i rëndësishëm. A ka pasur kërkesa? Normale, kur vjen një kampion si Ronaldo, konkurrenca në repartin e mbrojtjes është e madhe. Jemi duke vlerësuar, por kemi respekt të madh për të”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online