Zbardhet kalendari i Kupës së Botës/ Zvicër – Serbi merr një motivim shtesë, mund të vendosë kualifikimin

Mbrëmjen e sotme është hedhur shorti që ka përcaktuar grupet e Kupës së Botës Katar 2022. Botërori do të zhvilohet si asnjëherë tjetër në historinë e tij në muajt nëntor dhe dhjetor. Tashmë është zbardhur edhe kalendari i këtij kompeticioni, që do të rezervojë disa sfida spektakolare që në fazën e grupeve, të tilla si Spanjë-Gjermani, Belgjikë-Kroaci, Portugali-Uruguaji.

Një tjetër duel interesant do të jetë edhe ai mes Zvicrës dhe Serbisë, që do të luhet më 2 dhjetor. Katër vite më para Xhaka dhe Shaqiri vulosën fitoren kundër ekipit serb, duke ngjallur mjaft reagime në media pas festës së tyre me shqiponjë. Përpos historisë që e ndjek nga pas këtë sfidë, një tjetër motivim shtesë do të jetë fakti se do të jetë dueli i fundit në fazën e grupeve, çka mund të jetë vendimtar për kualifikimin në fazën me eliminim direkt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

21/11

GRUPI A – Katar-Ekuador

GRUPI A – Senegal-Hollandë

GRUPI B – Angli-Iran

GRUPI B – Shtetet e Bashkuara-Ukrainë / Skoci / Uells

 

22/11

GRUPI C – Argjentinë-Arabia Saudite

GRUPI C – Meksikë-Poloni

GRUPI F – Francë-Arabi Emiratet / Australi / Peru

GRUPI D – Danimarkë-Tunizi

 

23/11

GRUPI E – Spanjë-Kosta Rika / Zelanda e Re

GRUPI E – Gjermani-Japoni

GRUPI F – Belgjikë-Kanada

GRUPI F – Marok-Kroaci

 

24/11

GRUPI G – Brazil-Serbi

GRUPI G – Zvicër-Kamerun

GRUPI H – Portugali-Gana

GRUPI H – Uruguay-Kore e Jugut

 

25/11

GRUPI A – Katar-Senegal

GRUPI A – Holandë-Ekuador

GRUPI B – Angli-Shtetet e Bashkuara të Amerikës

GRUPI B – Skoci / Ukrainë / Uells-Iran

 

26/11

GRUP C – Argjentinë-Meksikë

GRUPI C – Poloni-Arabia Saudite

GRUPI D – Francë-Danimarkë

GRUPI D – Tunizi-Australi / Emiratet e Bashkuara Arabe / Peru

 

27/11

GRUPI E – Spanjë-Gjermani

GRUPI E – Japoni-Zelandë e Re / Kosta Rika

GRUPI F – Belgjikë-Marok

GRUPI F – Kroaci-Kanada

 

28/11

GRUPI G – Brazil-Zvicër

GRUPI G – Kamerun-Serbi

GRUPI H – Koreja e Jugut-Gana

GRUPI H – Portugali-Uruguay

 

29/11

GRUPI A – Holandë-Katar

GRUPI A – Ekuador-Senegal

GRUPI B – Uells / Skoci / Ukrainë-Angli

GRUPI B – Iran-Shtetet e Bashkuara të Amerikës

 

30/11

GRUP C – Poloni-Argjentinë

GRUPI C – Arabia Saudite-Meksikë

GRUPI D – Tunizi-Francë

GRUPI D – Peru / Australi / Emiratet e Bashkuara Arabe-Danimarkë

 

1/12

GRUPI E – Japoni-Spanjë

GRUPI E – Kosta Rika / Zelanda e Re-Gjermani

GRUPI F – Kroaci-Belgjikë

GRUPI F – Kanada-Marok

 

2/12

GRUPI G – Kamerun-Brazil

GRUPI G – Serbi-Zvicër

GRUPI H – Koreja e Jugut-Portugali

GRUPI H – Gana-Uruguay

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online