E larguan nga Fenerbahçe si të paaftë fizikisht, Ozili prek fundin në karrierë dhe pranë kalimit në ekipin që kërkon mbijetesën në Championship

Karriera e Mesut Ozilit po shkon në rënie të lirë vitet e fundit. Pas largimit nga Arsenali, ku sezonin e fundit ngrohu stolin, mesfushori turk mendohej se do të ringjallte suksesin e tij në radhët e Fenerbahçes. Por as në Stamboll nuk arrin dot të kthehet protagonist, teksa klubi ka vendosur të ndajë rrugët me të, duke e cilësuar si të paaftë fizikisht për të përballuar kampionatin e tyre.

Ozil prek fundin në karrierën e tij, pavarësisht se është ende në moshën 33-vjeçare. Raportimet e fundit e dërgojnë atë në Angli, por këtë herë në Championship. Më konkretisht është Hull City ai që kërkon shërbimet e Ozilit. Një skuadër kjo që këtë sezon lu.ftoi për mbijetesë dhe mban vendin e 20 nga 24 ekipe në tabelën e renditjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online