Duvan Zapata shënoi dy herë kundër Parmës dhe i dhuroi një fitore tepër të rëndësishme Atalantës së tij. Goli i 19-të në kampionat për sulmuesin, i cili barazoi Piatekun e Milanit dhe Ronaldon e Juventusit.
Kolumbiani mbush 28 vjeç nesër dhe dygolëshin e fitoren ia dedikon vetes. Ëndrra e madhe është kualifikimi në Champions. Milani i vendit të katërt është vetëm 3 pikë larg, por Zapata nuk flet për objektiva, por vetëm për të fituar ndeshjen e radhës.
“Jam shumë i kënaqur për 19 golat e shënuar në kampionat. Arritëm një fitore jetike, bravo të gjithëve. Nuk ishte e lehtë për të kthyer ndeshjen. Dygolëshin ia dedikoj vetes, pasi nesër kam ditëlindjen dhe do të bëhem më i vjetër. Objektivat? Çdo ndeshje duhet të futemi në fushë për ta fituar, më pas të shohim se çfarë do të ndodhë. Tifozët ishin të mrekullueshëm. Na ndoqën 4 mijë në transfertë dhe kjo është gjë e madhe. Ika në fund drejt tyre dhe e hodha bluzën”, përfundon Duvan Zapata.