Zaneti: Në Argjentinë nuk e dinë kush është Mesi! Ikardi te Reali? Është i lumtur

“Interi është një klub, ku ka shumë për t’u bërë”, kështu e nis intervistën e tij për “Marca” Havier Zaneti, kapiteni legjendar i zikaltër. “Jemi në një moment shumë të mirë, veçanërisht nga investimi i bërë nga kinezët. Ka ende shumë hapësirë ??për përmirësim, në gjithçka. Interi vinte nga një fazë e vështirë, por me ardhjen e ‘Suning; gjithçka u ristrukturua. Për të përparuar e kemi rrethuar veten me njerëz, të cilët e dinë se çfarë është ADN-ja e Interit”, shton mes të tjerash argjentinasi.

Objektivi Champions u arrit vjet, por kërkohet edhe më shumë. “Për ne është e rëndësishme të kemi vazhdimësi në këtë kompeticion, të jemi gjithmonë në Champions. Përtej rezultateve të mira, duhet të jemi një klub i qëndrueshëm dhe të rritemi në të gjitha fushat”, thotë Zaneti, i cili analizon më pas ndeshjen me Barcelonën.

“Pres një lojë shumë të komplikuar. Barcelona ka cilësi në të gjitha repartet, por edhe Interi i ka kushtet për të triumfuar. Të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje pas një periudhe të mirë. Mendoj se do të shohim një Barça të zakonshme, që do të sulmojë e të kontrollojë topin, si gjithmonë. Katalanasit kurrë nuk do ta ndryshojnë filozofinë e lojës së tyre, por ne do të jemi në gjendje t’u kundërvihemi”, shprehet Zaneti.

Sigurisht që ish-kapiteni do të donte që Mesi të luajë sa më pak kundër Interit: “Është një kënaqësi për ta parë Mesin, por shpresoj që ai të qëndrojë më shumë në stol. Duke e ditur se ka një dëshirë të çmendur për të luajtur, duhet t’i marrim masat për të në fushë”.

IKARDI TE REALI  -“Ai është kapiteni ynë dhe pika jonë e referimit. Gjithashtu është shumë i lumtur tek Interi. Nuk jemi në dijeni të asnjë interesi nga Madridi. Jemi të vetëdijshëm se Interi është një klub i shëndetshëm financiarisht, sa për të mos shitur yjet që kemi”.

SOLARI DHE KONTE– “E njoh Santiagon shumë mirë. E di se çfarë do të thotë Real Madridi për të dhe kjo mundësi që i është paraqitur. Ai ka vlera të mrekullueshme si njeri, është një djalë shumë inteligjent dhe shumë i respektueshëm. Po formohet si trajner dhe ky hap do të jetë i rëndësishëm për të. Njohja e mirë e atmosferës së Real Madridit është zgjidhja më e mirë për të dalë nga kjo situatë. Është shumë i përgatitur për të. A përshtatet Konte me Realin? Për shkak të stilit të tij, personalitetit dhe përvojës së madhe, nuk më habit fakti nëse Real Madridi i beson atij për pankinën”.

TRANSFERIMI I KRISTIANOS – “Ardhja e Ronaldos e ka bërë më tërheqës kampionatin italian, ka rritur shumë edhe konkurrencën. Tani kërkohet më shumë cilësi për kundërshtarët, që ta përballojnë një lojtar si ai. Futbollit italian i bën shumë mirë prania e një sulmuesi si CR7”.

ARGJENTINA DHE MESI– “Argjentina merr lojtarë të mirë vazhdimisht, por për t’i bërë gjërat të shkojnë në drejtimin e duhur, ka ende shumë për të punuar. Presioni që ka pësuar brezi i fundit i futbollistëve argjentinas ka qenë i lidhur me tri finalet e humbura. Ne jemi një vend i suksesshëm në futboll, por nuk mund ta matësh një grup lojtarësh vetëm për këtë. Mesi? Leo është aq i madh, saqë duhet ta gëzojmë shumë më tepër. Ne argjentinasit nuk e kuptojmë çfarë përfaqëson Mesi për të gjithë botën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online