Ynder: U rrita pas janarit, eliminimi i Barçës na jep “kredit” në Europë

Xhengiz Ynder është një nga talentët e Romës dhe futbollit turk. Sulmuesi anësor 21-vjeçar është shpallur në vendin e tij, lojtari me rritjen më të madhe në Europë. Ynder është pjekur si njeri, është i karikuar, gati për të shënuar golin e parë në Serinë A dhe për të luajtur në Champions, aty ku Roma përballet në mesjavë me kampionët e Realit të Madridit.

Forma – “Ata që luajnë me kombëtaren rikthehen më të karikuar se më parë. Jam i qetë, kalova mirë me shokët e skuadrës dhe pashë disa miq, të cilët nuk i shihja prej kohësh. Që nga janari, unë jam një tjetër person. E thashë pasi i shënova Veronës, që do të isha një tjetër njeri. Më pas shënova tetë gola dhe ndihem krenar. Mezi po pres të shënoj golin e parë në këtë sezon, të dielën luajmë përballë Kievos dhe duam të marrim tre pikët.”

Goli më i bukur – “Ai që i shënova Shaktarit ka qenë më i bukuri, por i bukur ishte dhe goli kundër Veronës. Por, goli më i rëndësishëm mbetet ai që shënova në çerekfinalet e Champions.”

Real Madrid – “Vjet në ndeshjen e kthimit përballë Barcelonës arritëm një rezultat, që nuk e priste askush. Mendoj që jo vetëm Reali, por të gjithë do të kenë më shumë respekt për Romën. Unë po Bejl më i shpejtë? Sigurisht, që Bejl.”

Turqia – “Jam ndër pesë lojtarët turq, të cilët luajnë jashtë vendit. Jam i lumtur dhe ky ka qenë gjithmonë objektivi im. Historia ime europiane vazhdon dhe dua të arrij sa më lart.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *