Lihtenshteini ka humbur yllin e saj Marsel Buhel, i cili është dëmtuar. Ai do të humbë si sfidën ndaj Shqipërisë, në “Elbasan Arena”, ashtu edhe atë ndaj Spanjës, në Vaduz më 5 shtator. Ai u dëmtua pikërisht në përballjen ndaj Arlind Ajetit, në sfidën Krotone-Verona 0-0. Trajneri Rene Pauritsh, megjithatë, shpreson që lojtari të shtrëngojë dhëmbët dhe të bëjë tentativë për t’u riaftësuar ndaj Spanjës, pasi dëmtimi nuk është nga ato seriozët, në gju.