“Diktatori” Panuçi dhe mësimet e… Kapelos!

Pas respektimit të orarit dhe programit (e pësoi Cikalleshi) hapi i radhës do të jetë sjellja serioze e lojtarëve dhe mospërdorimi i telefonave në momentin kur ngjiten në autobus drejt një ndeshje

Anton Cicani

“Diktatori Franko la trashëgimi rregullin në Spanjë!”… Don Fabio Kapelo do të ndizte një revoltë të vërvetë pas kësaj deklarate që dha vite më parë, teksa drejtonte Real Madridin, por ishte thjesht ajo që ai mendonte dhe filozofia e punës. Një doktrinë për t’u zbatuar,  e eksportuar edhe në mendjen e Kristian Panuçit, që pikërisht Kapelon kishte mentor të tijin, si kur shkoi te Milani fare i ri, ashtu edhe kur e mori me vete si ndihmës në kombëtaren e Rusisë. “Kur Kapelo të kalonte pranë, të dukej sikur ishte një njeri i vdekur”. Dhe, këtë e ka thënë një që për ta parë në sy duhet të kesh kurajo dhe jo vetëm. Po flasim për Uejn Runin. Me kafen e tij në dorë, tekniku italian të kallte datën. Nuk është ende në ato nivele, por Kristian Panuçi ka marrë shumë nga Don Fabio.

Ka mësuar se në jetë, për të ecur përpara, minimalisht duhet të respektosh rregullat, pasi kështu është “normaliteti”, siç edhe do ta theksonte në konferencë Kristian Panuçi. Sokol Cikalleshi është ndër futbollistët më të urtë dhe fjalëpak të kombëtares, por qëlloi përballë trajnerit ose personit të gabuar. Me ish mbrojtësin s’ka fjalë. “Nëse e bën ti, e bëjnë të gjithë”. Fundi i historisë… Edhe Arshavin, dikur, provoi t’I tregonte Kapelos se ishte më i rëndësishëm se grupi dhe Panuçi ishte pjesë e asaj Rusie. Prej asaj dite, nuk “puthi” më me kombëtaren ruse. Lënia jashtë e Sokol Cikalleshit është një sinjal se nuk ka shaka me rregulloren dhe atë duhet ta zbatojnë të gjithë, nga trajneri te lojtarët. Jo më kot, në daljen e parë zyrtare, Panuçi tha se “nuk kam miq lojtarët, pas ndeshjeve ata le të mblidhen mes tyre e të bëjnë grup, por unë s’do të jem, kjo është e sigurtë”.

Por, çfarë duhet të presim tani nga “krijesa” e Kapelos, pra Panuçi? E thjeshtë, duke bërë referim mbi atë që është Don Fabio, hapi i radhës do të jetë serioziteti kur ngjitesh në autobuzin e kombëtares duke shkuar drejt një ndeshje, por sidomos heqja e telefonave. Për rrjetet sociale, të cilat Kapelo i urren në grumbullime, ka ende kohë, kjo pasi vetë Panuçi është një që gjatë kohës së lirë poston foto dhe madje komenton, por mund të shkojë drejt asaj rruge nëse rezultatet s’do të vijnë.

Këshillat taktike – Kujdes, pasi Panuçi është një person tepër solar, por nëse dispozitat taktike që të jep nuk përpiqesh t’I zbatosh dhe vepron në mënyrë autonome, apo edhe shfaq pak anarki, atëherë të pret stoli i rezervave. Nëse mban inatin gjatë, edhe më shumë se kaq. Vetë Panuçi nuk mban inat, por kur ia sjell në majë të hundës, ka edhe aq burrëri sa të lërë gjithçka dhe të largohet. Panuçi s’ka miq, të paktën s’i ka futbollistët të cilët stërvit. Ai nuk bisedon me lojtarët për çështje jashtë futbollit, por vetëm për atë që ndodh brenda katërkëndorit. Dhe, nëse të thërret në zyrë, atëherë kujdes sepse e ke mbushur kupën. Që në stërvitjen e parë u kuptua se tashmë gjërat kanë ndryshuar. Disa lojtarë i thërriti më vete, duke i shpjeguar konceptet e tij. Vepron në “vetën e parë” dhe nuk i intereson nëse jashtë fushës ndodhet presidenti Duka apo dikush tjetër. Aty ai është Zoti, ashtu sikurse edhe Kapelo.

Kristiani ka qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë, saqë pikërisht karakteri i veçantë e futi në konflikt me presidentin e Livornos, Spineli, me të cilin prishi raportin. Kështu ndodhi edhe te Ternana. Me shpresën që të mos ndodhë edhe te kombëtarja e Shqipërisë, sigurisht…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online