Ylli i Atletikos masakron Italinë, Spanja në finale

Mjafton një super Saul dhe Spanja U-21 fluturon në finalen e Europianit, pasi sot ka mundur 3-1 Italinë U-21. Ishte një përsëritje e finales së para 4 viteve dhe atëherë fitonte Spanja 4-2. Këtë radhë Italia shpresonte të bënte diçka më shumë dhe trajneri  Xhixhi Di Biaxhio e teproi me elozhet për skuadrën e tij, duke deklaruar se ishte më e mira e 20 viteve të fundit. Gjithsesi, Spanja është më lart dhe Saul në minutën e 53-të mposhti Donarumën.

Galiardi la Italinë me 10 lojtarë 30 minuta para mbylljes, por Bernardeski barazoi në minutën e 62-të dhe i dha shpresë Italisë. Megjithatë, në minutat 65 e 74 Saul dha dy goditjet finale dhe Italia kthehet në shtëpi, me Spanjën që do të përballet në finalen e madhe me Gjermaninë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *