Një tjetër lojtar i ka dhënë fund karrierës së tij. Flasim për Xho Kol, ish-lojtarin ofensiv të Çelsit, Liverpuli, Uest Hemit, Lilës, Aston Vilës, Koventrit dhe Tampa Bay Rowdies, ekipit amerikan ku kaloi dy sezonet e fundit. Tek ekipi i Tampas, ai ishte shok skuadre me Afrim Takun, ish-lojtarin e Tiranës dhe Skënderbeut.
Kol tërhiqet në moshën 37-vjeçare, ndërsa gjatë karrierës së tij ka fituar tre Premier Liga me Çelsin, dy FA Cup, dy Kupa të Ligës si dhe një FA Community Shield.
Ai numëron dhe 10 gola të shënuar në 56 ndeshje me Anglinë, ndërsa në sezonin 2007-2008, Kol u shpall lojtari më i mirë i Çelsit.
? #JoeCole ha annunciato il suo ritiro
? Il suo gol più importante in #Champions
?? #Carvalho testa alta e palla al piede
? #Drogba sovrasta #Agger e lo manda al bar
? Zampata vincente e tifosi in delirio#SkySport #SkyUCL pic.twitter.com/MibEeC4zYc— Sky Sport (@SkySport) November 13, 2018