Trajneri i mirënjohur i Rejnxhërsit, Stiven Xherrard ka folur sot për “Scotish Sun”, ku më shumë është ndalur të sulmuesi kuqezi, Eros Grezda. Marrëdhëniet mes dyshes kanë qenë shumë të mira, por forma me ulje-ngritje e sulmuesit 23-vjeçar e kanë bërë të lëvizin shumë në formacion.
Për Grezdën, Xherrard tha: “E ka të gjithë platformën e duhur për të më bindur. I ka të gjitha mundësitë ta shtyjë veten dhe të më bindë që e meriton të jetë lojtar i Rejnxhërsit.
E kuptoj se të mbash të veshur një fanellë të tillë është përgjegjësi e madhe, por ai është transferimi im dhe i kam besuar shumë. Për momentin, ka disa lojtarë para tij dhe i duhet punë për të bërë”,- u shpreh trajneri.