Xherard: Grezda i shkëlqyer, fansat e Rejnxhërs do argëtohen me shqiptarin

Rajnxhërs ka arritur akordin me klubin e Osijekut duke paguar 2 milionë paund dhe Eros Grezda është gati për t’u transferuar në futbollin skocez. Ka mbetur vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes, por mund të themi që anësori ofensiv i kombëtares do të vihet shumë shpejt nën urdhrat e trajnerit Stiven Xherard.

Ky i fundit është ndalur te përforcimi i ri, i cili është blerja e 13-të në këtë merkato për ekipin skocez. Legjenda e Liverpulit ka komente pozitive për 23-vjeçarin dhe është i bindur se fansat e Rejnxhërs do të dashurohen me stilin e tij të lojës.

“Eros po kryen kontrollet mjekësore dhe nuk dua të flas shumë derisa t’i kalojë ato me sukses, por ai është një lojtar i shkëlqyer dhe fansat do dashurohen me të, sepse do të kontribuojë shumë për ofensivën e ekipit tonë. Ai është me të vërtetë i shpejtë, një lojtar i fortë dhe me eksperiencë ndërkombëtare.

Sipas Barisiç dhe Katiç, Grezda ishte lojtari më i mirë i Osijekut në sezonin e kaluar. Ai është një lojtar i rrezikshëm, por edhe pse do të dëshiroja të mos shija asnjë lojtar të dëmtuar, në ishim me fat që ai nuk luajti përballë nesh në ndeshjet që luajtëm me Osijekun. Shpresojmë që ai do të bëhet një lojtar i madh, i cili do të na ndihmojë të ecim përpara”, përfundon Stiven Zherard për lojtarin nga Gjakova.

Grezda është blerja e tretë e Rejnxhërs nga kampionati kroat, sepse gjatë kësaj merkato skocezët transferuan dhe shokun tij te Osijeku, Borna Barisiç dhe Nikola Katiç nga Sllaven Belupo. Klubi i ri zhvillon ndeshjen e kthimit për fazën plej-of të Ligës së Europës sot në Rusi. Reinxhërs fitoi ndeshjen e parë me UFA-n me rezultatin 1-0 dhe do të kërkojnë kualifikimin në fazën e grupeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online