De Biasi: Ju tregoj ku duhet të përmirësohet Hysaj

Elseid Hysaj dhe Napoli. Këto janë temat më të fundit, për të cilat ka folur Xhani De Biazi. Ish-trajneri i Shqipërisë vlerësoi mbrojtësin kuqezi, të cilin e promovoi dhe e shndërroi në një prej pikave të forta të Kombëtares.

“Besoj se Hysaj e ka treguar se ka cilësi. Është një lojtar dinamik dhe ka shumë dëshirë të bëjë gjëra të mira”, tha De Biazi. Më tej trajneri analizoi edhe pjesën ku mbrojtësi shkodran duhet të përmirësohet.

“Elseidi është shumë i aftë në fazën mbrojtëse, por edhe kur sulmon. I duhet vetëm të përmirësojë pasimin e fundit. Natyrisht që nuk do ta ndryshojë stilin e lojës nga një moment në tjetrin me Ançelotin”, përfundoi ish-drejtuesi i stolit kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online