Xhenoa gjen zëvendësuesin e Piatek, zyrtarizon sulmuesin e dalë nga Barça

Largimi i Kristof Piatek la boshllëk të madh në ekipin e Xhenoas, por 35 milionë eurot e paguara nga Milani, mbushën arkat e ekipit dorian, të cilët duket se e kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e polakut.

Ditën e sotme, ekipi i Xhenoas ka zyrtarizuar marrëveshjen me sulmuesin Antonio Sanabria, i cili vjen nga Betisi. 22-vjeçari, do të transferohet me formulën e huazimit me të drejtë blerje për 20 milionë euro. Periudha e huazimit të paraguaianit do të jetë për 18 muaj.

Kujtojmë, sulmuesi dikur ka qenë dhe pjesë e Romës, të cilët e shitën te Betisi për 7.5 milionë euro, duke mbajtur një përqindje të kartonit të tij. Gjithashtu Sanabria, ka qenë pjesë edhe e Sasuolos, të cilët e morën nga moshat e Barcelonës.

Antonio Sanabria kur luante me Barcelonën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *