Xhejms dhe Jashanica mbajnë “peng” formacionin

0

Xhejms ka frikë, ende nuk është në 100%

Dilema e trajnerit Daja është, nëse do të aktivizojë Gavazajn apoTakun titullar në të djathtë të mesfushës. Kosovari është më i favorizuar ta fillojë nga fillimi, por një tjetër dilemë është ajo e sulmuesit të vetëm. Xhejms apo Plaku? Nëse rikthehet në formën e tij më të mirë Xhejms, luan ai, por burime pranë stafit teknik bëjnë me dije se nigeriani nuk është 100% gati. Ai ka frikë nga dëmtimi, ndaj nuk po jep më të mirën në stërvitje. Kështu, trajneri Daja ka Plakun në mendje për ta nisur nga fillimi. Për nigerianin kanë mbetur edhe dy ditë dhe, nëse nuk iadel, do ta nisë nga stoli.

Jashanica teston sot veten,stafi e llogarit titullar

Një tjetër problem është ai i Bajram Jashanicës, mbrojtësit të qendrës që nuk u stërvit me grupin të dielën. Kosovari edhe dje nuk është sforcuar dhe ka kryer ushtrime të lehta, nën drejtimin e mjekut Jorgo Pantazi. Sipas stafit bardhekuq, sot do të vendoset, nëse Jashanica do të jetë apo jo gati, pasi është planifikuar që mbrojtësi të zhvillojë stërvitje të rregullt me grupin. Një titullar i rëndësishëm si Jashanica nuk mund ta humbasë ndeshjen e së enjtes. Mbrojtja e Skënderbeut ka qenë “top” dhe u bënë pesë ndeshje që luajnë të njëjtët emra në prapavijë. Me rikthimin e mundshëm të Jashanicës, trajneri Daja do të jetë më i qetë. Përveç Shehit, të sigurt janë Vangjeli, Mici dhe Radas, me shumë mundësi edhe Jashanica, ndërsa para tyreluan Osmani, që bën shkatërruesin. Gavazaj pritet ta nisë titullar në të djathtë, kurse në pjesën e dytë do të shikojmë sërish Takun. Lilaj rikthehet pas pezullimit dhe do të gjejë në krah Nimagën, ndërkohë që mesfusha mbyllet me Latifin në të majtë. Plaku deri tani ka shanset më të mëdha ta nisë si titullarnë majë të sulmit.

 

Formacioni i mundshëm i Skënderbeut: Shehi – Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici – Osmani – Gavazaj, Lilaj, Nimaga, Latifi – Plaku

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.