Laçi kompleton sulmin, Rexhinaldo-Kaloshi bardhezinj

Surprizë e Laçit në këtë merkato. Ish-sulmuesi i Luftëtarit, i kërkuar nga shumë klube, firmos, ashtu si Emrush Kaloshi, i cili spikati te Korabi

Vladimir Prenga

Laçi e ka seriozisht për sezonin e ri dhe duket se Pashk Laska e ka kuptuar se ka humbur disa lojtarë me peshë këtë verë, ndaj është aktivizuar që tani, duke bërë dy goditje mjaft cilësore përsulmin. Pas largimit të emrave si Lulaj, Musaj, Nika e Mensah, Laçi ka provuar jo pak lojtarë nëpër miqësore dhe tashmë ka ardhur koha që të bërë përforcime me lojtarë të afirmuar. Rexhinaldo dhe Emrush Kaloshi janë dy goditjet e mëdha për sulmine Laçit, që kishte nevojë urgjente për ndërhyrje.

REXHINALDO – Një ndër lojtarët më të mirë të Luftëtarit të sezonit të shkuar, tashmë Rexhinaldo është laçian. Sulmuesi 27-vjeçar i kombëtares së Mozambikut erdhi pa zhurmë në Superiore, në fund të merkatos verore vitin e shkuar, por tregoi se jo më kot ka luajtur edhe në elitën e futbollit portugez me Nacionalin,para kalimit te Santa Klara në dy sezonet para se të vinte në Shqipëri. 32 ndeshje e 8 gola në Superiore, një rendiment i shkëlqyer dhe një lojë që ndihmonte shumë Luftëtarin, duke formuar një treshe sulmuese mjaft të shpejtë e teknike me Abazajndhe Bregun. Në fund të sezonit Rexhinaldo doli i lirë në treg dheLuftëtari nuk i bëri ndonjë ofertë joshëse, ndikuar edhe nga amullia që mbizotëroi në klub për disa javë. U përfolën shumë klube, por duket se Rexhinaldo është kënaqur plotësisht nga oferta e Laçit. Shpresa e tij ndoshta është imitimi i Mensah: njësezon në Laç dhe më pas kalim në Superligën greke.

KALOSHI – Te Korabi sezonin e shkuar nuk pati shumë gjëra për të lavdëruar, pasi sezoni ishte i dështuar dhe shkak ishte kriza financiare që pllakosi te klubi dibran, që pati edhe fatin e keq që të mos luante asnjë ndeshje në shtëpi. Megjithatë, disa lojtarë arritën të binin në sy dhe një prej tyre, Emrush Kaloshi,është tashmë pjesë e Laçit. Vetëm 21 vjeç, Kaloshi luajti sezonine shkuar për herë të parë në Superiore, por nuk bëri aspak figurëtë keqe. Sulmues mjaft i lëvizshëm, autor i një goli fenomenal kundër Kukësit në maj në Elbasan, Kaloshi ka qenë ndër lojtarët që ranë në sy te Korabi dhe tashmë Laçi ka nxituar, duke e bërë të vetin. Me një mjeshtër si Stavri Nica, është e pamundur që Kaloshi të dështojë, nëse vërtet ka talent mbi mesataren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online