Taulant Xhaka ende nuk është gati për lojë dhe muajt e fundit ka qenë jo aktiv, por kjo nuk e përjashton atë nga zërat e merkatos. Mesfushori pëlqehet nga spanjollët e Seviljes shkruan gazeta “Estadio Deportivo” dhe kjo për faktin se bëhet fjalë me një përgatitje fizike për t’u admiruar dhe që di të luajë mirë edhe me topin.
Xhaka luan edhe në mbrojtje, në qendër dhe në të djathtë nëse do të jetë e nevojshme, por Sevilja e shikon si një opsion për mesfushën. Gjithsesi ka vetëm pëlqim për momentin dhe asgjë më shumë. Lojtari ka kontratë me Bazelin, që sigurisht do e shiste 27-vjeçarin vetëm për një ofertë të mirë, pasi Xhaka është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës zvicerane.
Sevilja do e merrte seriozisht në konsideratë transferimin e Xhakës në rast se do të shitej Nzonzi, mesfushori qendror që kërkohet nga Arsenali, klubi i Granitit, të vëllait të Taulantit. Një transferim në Spanjë për mesfushorin e Shqipërisë do ishte një hap përpara. Të presim e të shohim…