Xhaka në “shënjestër”, e duan në Premier League

Taulant Xhaka mund të transferohet në Premier League. Zërat e merkatos janë ndezur që tani për mesfushorin e kombëtares dhe të Bazelit. Lojtari polivalent sigurisht do ta dëshironte një lëvizje të tillë dhe do të mund të ishte sërish kundërshtar me Granitin, i cili është pjesë e Arsenalit.

Për Xhakën interesohet Njukasëlli i Benitez. “Qymyrxhinjtë” synojnë mbijetesën në Premier League dhe momentalisht janë të rrezikuar. Synimi është që Xhaka të transferohet që në muajin janar.

Kartoni i Xhakës vlerësohet me shumën e tre milionë eurove, por gjithsesi do të jetë Bazeli që do t’ia vendosë çmimin lojtarit të kombëtares. Mesfushori është një nga lojtarët më të rëndësishëm të zviceranëve dhe largimi i tij do ta dobësonte skuadrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online