Raiola “i mbyll derën” Milanit: Nuk ka pasur diskutime për Ibran

Ditët e fundit është folur shumë për merkaton e Milan, teksa kur duhen ende më shumë se 2 muaj që të hapet merkatoja e janarit, kuqezinjtë kanë bërë lëvizjet e tyre. Paketa është siguruar nga Flamengo për shifrën e 35 milionë eurove, si dhe është përfolur shumë një rikthim i Zllatan Ibrahimoviç.

Gjiganti suedez, i cili aktualisht aktivizohet në Amerikë te Los Anxhelos Galaksi, mund të bëjë një rikthim në Itali te Milan merkaton e janarit. Lidhur me këtë çështje ka folur pikërisht menaxheri i sulmuesit, Mino Raiola. Menaxheri italian ka hedhur poshtë këto zëra, duke thënë se Milan nuk ka pasur asnjë kontakt me të për sa i përket Ibras.

“Ne nuk jemi ulur kurrë për të folur me Milanin për sa i përket Ibrës. Ne kemi bërë takime me klube të tjera, por kurrë me Milanin”, ka përfunduar menaxheri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online