Xhaka: E prisnim me padurim ndeshjen, ja si shkojmë në Europian!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Taulant Xhaka u shfaq i lumtur dhe i lehtësuar pas fitores së sotme ndaj Andorrës. Mesfushori i Kombëtares sonë, foli pas ndeshjes për “RTSH”. “Ishte shumë e rëndësishme kjo fitore. E dinim që ka për të qenë një lojë e vështirë. Fusha nuk ishte e duhura, Andorra luajti shumë në mbrojtje.

Ne u munduam të luanim futboll dhe të merrnim këtë rezultat pozitiv. Ka qenë shumë e vështirë humbja me Turqinë, edhe këto ditë që kaluan i kemi kaluar me shumë vështirësi.

Mezi prisnim ndeshjen kundër Andorrës dhe tani që fituam, jemi më të qetë. Nëse luajmë grup siç kemi luajtur sot, mund të arrijmë Europianin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *