Boksieri i amerikan, Deontay Wilder, ka zbuluar në një intervistë me mediet amerikane se kundërshtari i tij i ardhshëm do të jetë bashkëkombësi i tij Dominic Breazeale.
Breazeale ka një rekord prej 20 fitoresh (18 me nokaut) dhe një humbje. Disfata e vetme e 33-vjeçarit është ajo ndaj Anthony Joshua-s, i cili e mundi tre vite me nokaut në raundin e shtatë të duelit.
Ky lajm është gjithashtu një lajm i keq për të gjithë ata tifozë të boksit që prisnin një përballje të dytë midis Wilder dhe anglezit Tyson Fury. Mesa duket të dy boksierët kanë vendosur që ta shtyjnë për një datë tjetër duelin e dytë. Ndërkaq, pritet që në ditët në vijim të mësohet dhe kundërshtari i ardhshëm i Tyson Fury-t.