Ish-lojtari i Mançester Junajtid, Pol Skols, është akuzuar nga federata angleze për vendosje të basteve sportive, diçka kjo që del kundër rregullores së vendosur nga institucioni qeverisë i futbollit anglez.
Sipas asaj që kanë mësuar mediet angleze, Skols ka vendosur 140 baste për ndeshje të caktuara futbolli në një periudhë kohore nga gushti i 2015-ës në janar të 2019-ës. Bastet janë ndërprerë pak javë para se Skols të bëhej trajneri i skuadrës së Oldhemit.
Ish-futbollisti ka kohë deri më datë 26 prill për të dhënë shpjegime në lidhje me këtë shkelje të rregullores.
Rasti më i famshëm i kësaj shkelje është ai i mesfushorit Xhoi Barton, i cili u dënua me 13 muaj pezullim nga futbolli për shkak se kishte vendosur 1260 baste sportive.