Vulosi derbin dhe titullin kampion, Myrto Uzuni përfshihet në më të mirët e javës në Hungari

Myrto Uzuni shijoi titullin e parë kampion në Europë, duke mbyllur hesapet në kampionat me Ferencvaroshin. Trofeu erdhi pas fitores në derbin me Ujpestin dy ditë më parë. Vendimtar në këtë takim ishte pikërisht Uzuni, i cili tundi rrjetën dy herë duke vulosur kështu derbin e Budapestit si dhe titullin kampion.

Paraqijta për tu duartrokitur e sulmuesit shqiptar e dërgon atë në mesin e mëtë mirëve për ndeshjet e javës së 30 në kampionatin hungarez. Media “Csakfoci.hu“ e rendit 25-vjeçarin në formacionin e javës, ndërsa shkruan:

“Ishte njeriu më i rrezikshëm në derbi. Në fillim të ndeshjes, Zubkov i drejtoi një pasim në këndin e djathtë. Në pjesën e dytë ai shënoi qetësisht një 11 metërsh, duke siguruar titullin e 32-të kampion për Ferencvaroshin“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online