VIDEO/ Roma befason me një gol si në “play-station”, nuk lë Atalantën e Gjimshitit të kalojë Milanin

Roma dhe Atalanta janë ndarë me nga një pikë secila nga stadiumi “Olimpiko”, teksa ndeshja është mbyllur me shifrat 1-1. Bergamaskët gjetën të parët rrugën e rrjetës në minutën e 26, kur Malinovski zhbllokon rezultatin. Por gjërat do të ndryshonin për keq për zikaltrit në fraksionin e dytë të lojës. Në minutën e 69 Gosens bën një ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit dhe arbitri i tregon kartonin e kuq. Pak minuta më pas do të vinte edhe goli i barazimit.

Roma befason Atalantën me një gol si në “play station” nga një distancë e largët. Kristiante merr topin në zotërim dhe në momentin që sheh se askush nuk i ushtron presion vendos të shënjestrojë portën, duke e lënë të  surprizuar portierin bergamask. Me këtë gol verdhekuqtë i heqin mundësinë Gjimshitit dhe shokëve të tij të skaudrës të kalojnë Milanin e të zënë vendin e dytë në renditjen e Serie A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/GarraSportsMx/status/1385294699997499393

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online