Jurgen Klop pa diskutim është një nga trajnerët më të mirë në botë. Tekniku gjerman po bën mjaft mirë me Liverpulin e tij në këtë sezon të ri, pasi ka regjistruar vetëm fitore dhe në pjesën më të madhe të ndeshjeve ka shënuar nga një “lumë” me gola.
Ndeshja e sotme mes Liverpulit dhe Sauthempton ka qenë shumë e veçantë për 51-vjeçarin. Ishte ndeshja e 600 si trajner profesionit për Klop, i cili ka një bilanc mjaft pozimit, pasi ka mundur që të fitojë 296 ndeshje, të barazojë 158 dhe të humbasë 146 .
Gjermani ka drejtuar vetëm 3 skuadra gjatë karrierës së tij, teksa ka drejtuar Maincin për shumë vite në fillim të karrierës. Më pas mori drejtimin e Dortmundin, për të ardhur në fund tek Liverpul. Klop njihet më shumë për grindën e tij dhe mënyrën e festimit që është mjaft shpërthyes.