Vucaj e mbyll me Vllazninë, mesfushori arrin akordin

Shkodrani bashkohet me ekipin e vendlindjes. Ditën e djeshme mbyll marrëveshjen me administratorin Astrit Gjyrezi. Mesfusha mbipopullohet

Gaspër Marku

E kryer, Erjon Vucaj do të rikthehet në shtëpinë e tij. Mesfushori që ka gjetur strehim jashtë Shkodrës prej 8 vitesh, më në fund, plotëson edhe dëshirën personale dhe të tifozëve shkodranë për ta parë të veshur me fanellën kuqeblu. Burime brenda klubit shkodranë për “Sport Ekspres” raportojnë se Vucaj ka mbyllur marrëveshjen në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Mesfushori ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët dhe akordin edhe financiar me administratorin Astrit Gjyrezi. 26-vjeçari pritet të firmosë ditën e sotme dhe të prezantohet nga klubi kuqeblu si afrimi më i fundit. Ai do t’i bashkohet trajnerit Cungu sa më parë në fazën përgatitore në Mal të Zi. Vucaj ka qenë një ndër lojtarët e preferuar të listës së “timonierit” shkodran.

MARRËVESHJA – Vucaj ishte takuar edhe para 3 ditësh me administratorin Gjyrezi. Një takim që ishin hedhur në tavolinë edhe shifrat e kërkuara prej tij. Mesfushori ka paraqitur kërkesat e tij dhe ka dëgjuar ofertën e Gjyrezit, në kushte të tilla të dy palë i kanë lënë kohë njëra-tjetrës të mendohen. Duket se tashmë koha ka skaduar duke qenë se edhe merkatoja do edhe pak ditë të mbyllet dhe përgjigjja e Vucajt është pozitive. Ai mund të konsiderohet si futbollisti më i ri i Vllaznisë.

MBIPOPULLIMI – Vucaj ka cilësi dhe është i sprovuar në Superligën shqiptare. Ai do të jetë një armë më plus për trajnerin Cungu, sigurisht fakti që është shkodran është edhe një plus më tepër për të. Nisur nga rëndësia që i jep tifozeria shkodrane këtij fakti, megjithatë nuk mund të mosevidentohet edhe strategjia e përdoruar në merkato nga Vllaznia. Nuk është e duhura, pasi me afrimin e Vucajt, mesfusha është e mbipopulluar. Vucaj do të gjejë aty Tafilin, Krymin, Bardullën dhe Hasanin që do të luftojnë për formacionin e titullarit. Ai mund të jetë një okazion i mirë për shkodranët, por në kushtet kur sulmi është i padubluar, një afrim i tillë të lë një shije jo shumë të ëmbël.    

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online