Mervejl: Lamtumirë, Shqipëri!

“Ish”-ylli bardheblu lë përfundimisht kryeqytetin dhe udhëton në fillim drejt Kongos për ndeshjet e kombëtares dhe më pas drejt Spanjës për aventurën e madhe me Getafen

Ishte dita e fundit si “tirons”. Mervejl Ndokit i thotë lamtumirë Shqipërisë. Mesfushori afrikan sot udhëton drejt Kongos për të luajtur me kombëtaren e vendit të tij në ndeshjet kualifikuese të Botërorit dhe më pas do të bashkohet me ekipin e Getafes. Futbollisti me ngjyrë ka kaluar vizitat mjekësore te Getafe, por jo vetëm kaq. Është nënshkruar edhe kontrata mes palëve. Futbollisti, i cili ka qëndruar në Tiranë, sepse pret të pajiset me lejen e punës dhe lejen e qëndrimit, tani do të braktisë kryeqytetin. I pyetur për faktin se kur largohet nga Shqipëria ai shprehet se do të shkojë drejt Kongos në fillim dhe më pas do të bashkohet me Getafen në Spanjë. Gjithçka është gati dhe klubi Tirana ka mbyllur një nga kontratat perfekte, duke shitur këtë lojtar.

Mervejl Ndokit prej disa javësh është zyrtarisht pjesë e skuadrës së Getafes, pasi klubi spanjoll i La Ligas ka blerë kartonin e tij te Tirana. Të gjithë prisnin që 19-vjeçari të firmoste në Kroaci me Osijekun, por 400 mijë eurot e Getafes kanë bindur klubin e Tiranës. Veç shumës së mësipërme, klubi i Tiranës do të mbajë edhe 10% të kartonit në rast rishitjeje. Paraqitjet e mira të bëra të Tirana kanë bindur spanjollët ta afrojnë në ekip Mervejlin, anëtar i kombëtares së Kongos. Sezonin e fundit ai arriti të shënojë pesë gola me Tiranën në Superiore, duke u aktivizuar në total në 29 ndeshjes në kampionat. Gjithashtu ai luajti edhe në Europë ndaj Makabit Tel-Aviv, duke shkëlqyer. Veç Getafes, Osijeku, LASK Linz dhe Goztepe kohë më parë kanë trokitur në dyert e Tiranës, duke bërë edhe ofertat zyrtare, por presidenti Halili nuk është dorëzuar para 350 mijë eurove të turqve, të gatshëm për t’ia derdhur këtë shumë menjëherë në llogaritë e klubit 24-herë kampion në vend. Nga Austria janë munduar t’i bindin me bonuse dhe 10% të përfitimeve nëse ata do e shisnin sërish Mervejlin. Gjithsesi, paratë e spanjollëve kanë bërë diferencën, ndërsa nga sot Mervejl nuk është më “tirons”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online